Prostitucioni ‘në qiell’ për samitin e Davos, teksa elita botërore e FEB diskuton për ‘pabarazinë gjinore’ (fotot)

17/01/2023 16:39

Elita globale po mblidhet në Forumin Ekonomik Botëror për të diskutuar për problemet më të mëdha të botës, mes të cilave dhe pabarazia gjinore, por kjo duket e po nxit vetëm rritjen e prostitucionit në qytetin zvicerjan të rezortit alpin Davos.

Kërkesa për ‘punonjëse seksi’ shpërthen çdo vit në samitin e liderëve botërorë që vijnë me avionët e tyre privatë nga e gjithë bota për të diskutuar me njëri-tjetrin.

Sipas raportimeve të Daily Mail, eskortat dhe prostitutat po rezervojnë në të njëjtat hotele me shefat fuqiplotë për pesë ditët e qëndrimit që nisin më 16 janar.

Një punonjëse seksi e quajtur Liana tha se vishet me kostum zyrtar për të mos rënë në sy mes drejtorëve të mëdhenj, edhe pse prostitucioni është i ligjshëm në Zvicër.

Ajo tha për të përditshmen gjermane Bild se takohet rregullisht me disa amerikanë që vijnë disa herë në vit për konferencën me më shumë se 2000 të ftuar.

Liana kërkon rreth 700 euro për një orë “punë” dhe 2,300 euro për të gjithë natën, plus shpenzimet e udhëtimeve të mundshme.

Ajo është menaxhere e një shërbimi “eskortash” ne Aarau, 150 km larg samitit, dhe thotë se ka marrë tashmë 11 rezervime e 25 interesime – ndërsa pret të tjera kësaj jave teksa “burrat e samitit do të kërkojnë të dëfrehen mes orëve të lodhshme të punës.”

Ajo tha më tej për rrjetin 20 Minuten:  “Disa prej tyre kanë rezervuar eskortat për vete dhe punonjësit e tyre në suita të hotelit”.

Një tjetër punonjëse seksi, Salome Balthus, shkruante në rrjetin Twitter: “Takime në Zvicër për  #WWF (FEB) do të thotë se duhet të shikojmë grykën e armëve të rojeve në hotel dhe më pas të bëjmë thashetheme për të pasurit”.

36-vjecarja po qëndron në një hotel pranë Davos ndërsa refuzonte të tregonte se cilët ishin klientët e saj me influencë.

Ajo paralajmëronte: “Më besoni, nuk ia vlen të ngatërrohesh me ta”.

Edhe në vitin 2020, një investigim i të përditshmes The Times zbuloi se të paktën 100 prostituta udhëtonin drejt Davos për samitin e FEB, sipas të dhënave të policisë.

Një shofer zyrtar i samitit tha se ishte urdhëruar të merrte një prostitutë, e cila thoshte se ishte detyruar nga “shefi i saj” të shkonte me një klient të moshuar mes të ftuarve të hotelit.

Mes tematikave të sotme të samitit raportohet se janë “barazia gjinore”, rritja e prodhimit të fasonerisë, tranzicioni ekologjik, uji energjia dhe pika të tjera të axhendës aktuale liberale.

Mes folësve janë kryetarja e KE, Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Kinës,  Liu He.

600 ekzekutivë biznesi dhe 50 krerë shtetesh priten të vijnë por nuk është asnjëherë e qartë se çfarë veprimesh apo konkluzionesh konkrete dalin nga samiti i elitës botërore, shkruan Daily Mail.

Më shumë se 1,000 avionë privatë janë ngritur e ulur zakonisht në aeroportin e Davos në kohën e samitit, ndërsa sivjet kishte raportime për kritere të shumta shëndetësore dhe jo-vaksinimi për pilotët.

Presidenti Borge Brende pranoi se disa krerë shtetesh duhet të zhvendosen në këtë mënyrë:  “Duhet të kemi marrëveshje për lëvizjet tona në lidhjen me axhendën e gjelbër”, tha ai.//DailyMail//

FOTO GALERI
1/4
Salome Balthus tha se vishet me kostum zyrtar për të mos rënë në sy mes drejtorëve të mëdhenj, edhe pse prostitucioni është i ligjshëm në Zvicër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA