Gjeneralët e lartë ukrainas dhe amerikanë takohen në Poloni

17/01/2023 17:39

Gjenerali më i lartë i Ukrainës zhvilloi takimin e tij të parë personal me homologun amerikan, gjeneralin Mark Milley, në Poloni.

I shpreha mirënjohjen time gjeneralit Mark Milley për mbështetjen dhe ndihmën e palëkundur të ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët për Ukrainën”, tha Valerii Zaluzhnyi, komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Kjo vjen përpara takimit që do të zhvillohet në Gjermani këtë të premte. Aleatët do të takohen me zyrtarë ukrainas të mbrojtjes në bazën ajrore Ramstein si pjesë e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës.

Takimi midis gjeneralëve vjen gjithashtu një ditë pasi baza e ushtrisë amerikane njoftoi se trupat ukrainase kanë mbërritur në Fort Sill në Oklahoma për të filluar stërvitjen mbi sistemin raketor ‘Patriot’.

Top Channel