Mendoni se është ftohtë? Atëherë mund të mos mbijetoni në qytetin ku tempraturat janë minus 50 (foto)

16/01/2023 12:23

Mendonit se dimri juaj ishte i ftohtë? Temperaturat në qytetin më të ftohtë në botë janë ulur në minus 50 gradë Celsius.

Qyteti i Yakutsk në Siberinë lindore, i identifikuar gjerësisht si një nga vendet më të ftohta në botë, ka parë një të ftohtë anormalisht të gjatë. Janari është muaji i tij më i ftohtë dhe megjithëse janë mësuar me temperaturat e ulëta, banorët në rajonin e largët po marrin masa paraprake shtesë për t’u ngrohur.

“Nuk mund të luftosh”, i tha Reuters një banor i veshur me dy shalle dhe shtresa të shumta dorezash, kapele dhe kapuçësh.

“Ose përshtatuni dhe vishuni në përputhje me rrethanat ose vuani”, shtoi ai.

Sipas një banori tjetër që shet peshk të ngrirë në një treg lokal,  çelësi është:  “Vetëm vishuni ngrohtë.”

Në vitin 2018 u bë shumë ftohtë për disa banorë që thanë se u ngrinë qerpikët.

Dimrat e Yakutsk, shtëpia e më pak se një milion banorëve,  janë ekstremë.

Por qyteti tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare në korrik kur mjegulla nga zjarret aty pranë preku pyjet, duke e mbuluar rajonin me tym të dendur.

Shkencëtarët shprehën shqetësime të mëdha për frekuencën në rritje të zjarreve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike në Arktikun e Siberisë.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel