Dyshohet se ekzekutoi mbi 200 gra, kush është vrasësi serial që kërkon të pastrohet nga akuzat duke luftuar për Rusinë

16/01/2023 14:24

Një vrasës serial që vlerësohet si më gjakatari i Rusisë, i cili dyshohet se ka vrarë mbi 200 gra është shfaqur si vullnetar për të luftuar për Rusinë në Ukrainë.

Sipas The Sun, Mikhail Popkov, 58 vjeç synon të lirohet nga krimet, sipas klauzolës në ligjin rus që fal kriminelët me dënime të mëparshme nëse ata luftojnë në Ukrainë dhe qëndrojnë gjallë për më shumë se gjashtë muaj.

Skema ka parë tashmë mijëra vrasës, përdhunues dhe kriminelë që janë bërë mercenarë në fushatën kriminale të Kremlinit.

I njohur si “Maniaku Anagarsk”, Popkov u dënua për vrasjen e të paktën 78 grave midis vitit 1992 dhe 2010.

Megjithatë, një burim policor beson se numri i vërtetë është afërsisht 200.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel