Homazhet në nderim të 45 shqiptarëve të vrarë e  masakruar kanë nisur në memorialin në Reçak të Kosovës.

Familjarë të shumtë e qytetarë kanë shkuar për të nderuar të rënët në 24-vjetorin e kësaj masakre.

Nga liderët politikë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me nënkryetarët e kësaj partie bënë homazhe tek varret e të vrarëve.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bashkë me zëvendësministrin, Shemsi Syla dhe drejtues të FSK-së kanë vendosur kurora lulesh në memorialin në fshatin Reçak.

Për homazhe do të jenë edhe krerët më të lartë të vendit si dhe liderë të tjerë politikë e institucionalë.

Masakra e Reçakut bëri kthesë në historinë e Kosovës, pasi u cilësua si krim kundër njerëzimit, për herë të parë nga ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA