Ministri i Energjisë i Ukrainës: Do të jenë ditë të vështira pas sulmeve të fundit ruse

14/01/2023 17:58

Ministri i Energjisë i Ukrainës, German Galushchenko deklaroi se ditët e ardhshme do të jenë të vështira, pasi sulmi i me raketa i Rusisë goditi infrastrukturën në disa rajone.

Rusia nisi një sulm masiv me raketa në Ukrainë ditën e sotme, duke përfshirë rajonin e Kievit.

Kryetari i bashkisë së Kievit njoftoi se pjesët e raketave ranë në një zonë jo të banuar në lagjen Holosiivskiy në perëndim të Kievit, duke shkaktuar një zjarr. Infrastruktura rezidenciale u godit gjithashtu në fshatin Kopyliv në rajon pak jashtë kryeqytetit.

“Për shkak të bombardimeve në shumicën e rajoneve, ndalimet emergjente po futen. Ditët në vijim do të jenë të vështira”, shkroi Galushchenko në Facebook.

Top Channel