Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ditët e fundit të Lisa Marie Presley pas vdekjes së saj nga ataku kardiak në moshën 54 vjeçare.
Burime për të përditshmen britanike ‘The Sun’ tregonin se muzikantja bënte një jetë gjithnjë e më të izoluar pas vetëvrasjes së birit të saj Benjamin Keough në vitin 2020.
Lisa Marie ishte shfaqur herën e fundit në ceremoninë e çmimeve Golden Globe të martën, me nënën e saj Priscilla Presley dhe aktorin Austin Butler, i cili ka luajtur rolin e babait të saj të ndjerë Elvis, në filmin biopik të vitit të kaluar.
Ajo dukej e dobët por në humor të mirë, nganjëherë duke u mbajtur në krahun e Austin kur lëviste.
Burimi tha për rrjetin ‘The U.S. Sun’: “Vitet e saj të fundit ajo ishte goditur nga humbja e Ben, që ishte fëmija i saj, në të cilin mbështetej shumë”.
“Ajo ngushëllohej nga ish-bashkëshorti Danny [Keough] me të cilin kishin mbetur miq.”
Lisa Marie nuk kishte gjetur ende ngushëllim nga vdekja e Benjamin, që u vetëvra me një goditje plumbi në kokë.
Lisa Marie ka dy vajza binjake adoleshente Finley Aaron Love Lockwood e Harper Vivienne Ann Lockwood, me ish-bashkëshortin Michael Lockwood.
Mediat amerikane thonë se Michael ka 50 përqind të kujdestarisë së vajzave 14-vjeçare dhe po i ngushëllon ato për tragjedinë, gati tre vjet pas vdekjes së vëllait të tyre.
Shumë opinione atribuojnë shkakun e atakut të saj kardiak te problemet personale ndërsa të tjerë e përfshijnë atë mes një numri të shtuar artistësh e sportistësh që kanë pësuar vdekje të tilla dy vitet e fundit: “Ajo kishte një marrëdhënie të ngushtë me nënën Priscilla që prej ndarjes nga Lockwood, dhe aq më shumë pas vdekjes së Ben”, shtonte i afërmi i të ndjerës.
Burimi thoshte se Lisa Marie ishte përpjekur të gjente mënyra për përballimin e dhimbjes duke u përfshirë me kultin e ‘Scientology’ por pa rezultat.
Burimi shtonte: “Lisa ishte përpjekur të dilte nga dhimbja por pasi kishte jetuar gjatë nën hijen e të atit për shumë kohë, mund ta kishte pasur të vështirë”.
Top Channel