Qytetarët e Elbasanit nuk po munden të bëjnë analizat në shtet, kjo problematikë është shfaqur që me marrjen e laboratorit me koncesion.

Por për këtë askush nuk mban përgjegjësi, kontrata mes koncesionarit dhe shtetit bën që pacientët të mos marrin shërbimin.

Partneriteti Publik Privat për ofrimin e shërbimit  laboratorik të spitaleve universitare , rajonale dhe atyre bashkiake përfshin 18 spitale në të cilat do të operojë për 10 vite. Koncesioni u shpall në dhjetor të vitit 2016 dhe vetëm 3 muaj më vonë u bë dorëzimi i dokumenteve nga kompania fituese. “Laboratory network” . Kjo kontratë me vlerë 13.005.966.000 lekë pa TVSH ka nisur të zbatohet në të gjitha spitalet e përfshira, një nga këto spitale është edhe ai i Elbasanit.

Fiksi bëri publik mesazhin e një pacienti që nuk kishte mundur të bënte analizat në laboratorin qëndror në Elbasan.

Ai thotë se laboratori qëndror që paguhet nga shteti nuk punon, ndërsa mjekët e orientojnë në privat.

Por jo vetëm aq, një tjetër qytetar ankohet se gruaja e tij edhe pse ka datën e përcaktuar për kimioterapi nuk bën dot analizat në laborator.

Fiksi solli me zë dhe figurë sorollatjen e pacientëve në poliklinikë, ku laborantet dhe mjekët ngrenë supet dhe thonë se nuk janë fajtor për mos bërjen e analizave, madje nuk ngurojnë që pacientët  t’i orientojnë në privat.

Emisioni Fiks Fare kërkoi një përgjigje në kompaninë koncesionare “Laboratory network” për problematikat që kanë hasur pacientët.

Shoqëria koncesionare tregon se   aktualisht laboratorët u përgjigjen nevojave të spitaleve referuese 24 orë në 7 ditë, por koncensionari kryen analizat e referuara nga mjekët referues në përputhje me parashikimet e kontratës për ofrimin e shërbimeve laboratorike mjekësore.

Por Fiksi vetëm pak muaj më parë bëri publik mesazhin që kishte vajtur ne telefonat e mjekëve për të mos referuar pacientë,  pasi ishte ezauruar buxheti i laboratorit.

Ndaj për të kuptuar se ku ishte problemi që pengonte bërjen e analizave gazetarët e Fiksit kërkuan edhe një përgjigje te Operatori i Shëndetit Elbasan, drejtoresha e të cilit tha se nuk e njohin këtë problematikë. Pra për koncesionarin dhe shtetin nuk ka asnjë problem, por pacientët nuk bëjnë dot analizat.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA