Të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi tornadot dhe moti ekstrem përfshinë juglindjen e SHBA.
6 prej viktimave u shënuan në Alabama dhe një në Xhorxhia kur një pemë ra mbi një makinë duke vrarë një nga personat në automjet.
Në mbarë vendin, ka pasur 33 raportime të veçanta për tornado të enjten, ndërsa nuk është ende e qartë se kur moti do të zbutet.
Moti ekstrem vjen pasi Kalifornianët po përballojnë një seri përmbytjesh që kanë vrarë të paktën 18 njerëz dhe kanë shkaktuar mbi 1 miliard dollarë dëme deri më tani.
Si pasojë e motit të keq 40,000 familje ishin pa energji elektrike në Alabama të enjten mbrëma, ndërsa në Xhorxhia, rreth 86,000 klientë ishin pa energji elektrike.
Gjithashtu shumë shkolla në të paktën gjashtë qarqe të Xhorxhias anuluan mësimin për 90 mijë nxënës.
Ekspertët e motit thonë se tre faktorë, një cikël natyror i motit La Nina, temperaturat e ngrohta të Gjirit të Meksikës që ka të ngjarë të lidhet me ndryshimet klimatike dhe një zhvendosje e gjatë në dekada e tornadove nga perëndimi në lindje, u bashkuan për ta bërë tornadon e së enjtes të pazakontë dhe të dëmshme.
Top Channel