24/11 22:56
Soledari, qyteti kyç në Ukrainën lindore, është goditur nga sulme intensive të cilat kanë sjellë shumë shkatërrime.
Zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se forcat ruse po pësojnë humbje të rënda në përpjekjen e tyre për të marrë Soledar.
Në foto shihet se si ende në ndërtesat e shkatërruara vijon të dalë tym, i cili është përhapur në të gjithë zonën e goditur. Ndërtesat e shkatërruara përfshijnë shkolla, shtëpi dhe pallate.
CNN shkruan se sipas Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetsk, mbi 500 civilë mbeten të bllokuar në Soledar.
Top Channel