Tre persona të cilët shpërndanin lëndë narkotike janë arrestuar në flagrancë nga policia në Lushnjë.
Në pranga ranë S. L.(S)., 28 vjeç, banues në fshatin Delisufaj, Lushnjë, V. M., 33 vjeç., banues në fshatin Toshkëz dhe E. H., 37 vjeç, banues në fshatin Gjazë, Lushnjë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë, teksa qarkullonin me një automjet, me sasi lëndësh narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, të gatshme për shitje.
Nga provat e siguruara si rezultat i hetimeve, ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata ushtronin veprimtaritë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të shitjes në doza, të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në qytetin e Lushnjës.
Gjatë kontrolleve fizike të tyre, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e S. L.(S)., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 kg lëndë narkotike kanabis, një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, 71 fidanë narkotikë, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celulare.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të tjerë të implikuar në këto veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Top Channel