Rikthehen fluturimet në SHBA, Biden: Nuk ishte sulm kibernetik!

11/01/2023 18:02

Operacionet e trafikut ajror po i rikthehen gradualisht normalitetit në SHBA, pasi për orë të tëra, të gjithë avionët në vend mbetën në tokë.

Ngërçi, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), ishte pasojë e një problemi me sistemin që paralajmëron pilotët mbi rreziqet e mundshme në rrugët e fluturimit. FAA njoftoi se po bëhen të gjithë verifikimet e nevojshme për të zbuluar shkakun e defektik teknik.

Fluturimet që ishin në ajër janë lejuar tashmë të vazhdojnë rrugën drejt destinacioneve të tyre. Përparësi iu dha edhe fluturimeve nga aeroporti Neëark i Nju Xhersit dhe Aeroporti Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson i Atlantas, të cilat rinsën pak përpara të gjithë të tjerave për shkak të ngarkesës së madhe të trafikut ajror në ato zona. Presidenti Joe Biden u informua mbi ngjarjen, ndërsa Shtëpia e Bardhë këmbëngul se në këtë moment nuk ka prova që të tregojnë se bëhet fjalë për një sulm kibernetik.

Duke folur me gazetarët, presidenti tha se FAA pret që brenda disa orësh të ketë një tablo më të qartë të situatës, dhe ne shtoi ai, do të japim atëherë përgjigjen tonë. Në një postim në Twitter, Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë tha se kreu i shtetit ka bërë thirrje “për një hetim rrënjësor”. FAA thekson se burimi i problemit ishte Sistemi i Njoftimit për Misionet Ajrore. EDhe pse linjat ajrore po përpiqen të shmangin ngërçet e mëtejshme, pritet që disa fluturime të cilat nisen nga Shtetet e Bashkuara, të kenë vonesa.

Top Channel