Irani po përgatitet të ekzekutojë shtetasin britanik, thotë familja

11/01/2023 17:41

Familja e një shtetasi britaniko-iranian të dënuar në Iran ka thënë për BBC  se autoritetet po përgatiten ta ekzekutojnë atë.

Gruaja e Alireza Akbarit, Maryam, tha se një zyrtar i kishte kërkuar asaj që të vinte në burgun e tij në Teheran për një “takim përfundimtar”.

Ai është transferuar edhe në izolim, gjë që shihet si një shenjë se një ekzekutim është i afërt.

Ish-zëvendësministri i mbrojtjes i Iranit u arrestua në vitin 2019 dhe u akuzua për spiunazh për Britaninë e Madhe, të cilën ai e mohoi.

Më vonë ai u dënua me vdekje nga një Gjykatë Revolucionare në Teheran.

BBC Persian ka marrë gjithashtu një mesazh audio nga zoti Akbari në të cilin ai thotë se ishte torturuar dhe detyruar të rrëfejë para një kamere për krime që nuk i ka kryer.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar tha për BBC: “Ne po mbështesim familjen e zotit Akbari dhe e kemi ngritur vazhdimisht çështjen e tij me autoritetet iraniane. Prioriteti ynë është sigurimi i lirimit të tij të menjëhershëm dhe ne kemi përsëritur kërkesën tonë për qasje urgjente konsullore.”

Top Channel