Një tjetër mjek ka përfunduar në ujërat e lumit Shkumbin, menjëherë pas reshjeve të shiut, në aksin nacional Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur kthesat e Murrashit.
Fatmirësisht ka shpëtuar drejtuesi i mjetit, edhe pse ka rënë nga rreth 30 m lartësi. Duket sikur një situatë e tillë në këtë aks rrugor, dhe pikërisht në këtë vend është bërë e zakonshme.
Vit pas viti njerëz që humbin jetën pikërisht për shkak të problemeve që ka kjo rrugë. Si pasojë e lagështisë, në këtë vend ka aksidente të shumta, shpesh herë me pasoja në njerëz. Rënia e gurëve gjithashtu është një nga shkaqet më të rënda që sjell aksidente të shumta në këtë aks rrugor.
Drejtuesi i mjetit, në rastin në fjalë, nuk ka mundur të qëndrojë në rrugë për shkak të lagështisë, dhe ka kaluar vendin ku ndodhen inertet, pranë punonjësit të policisë duke rënë më tej nga 30 metra lartësi e duke përfunduar në lumë.
Mjeti ka fluturuar pikërisht në atë tabelë, është përplasur me masën e inerteve dhe më pas në gjithë këtë lartësi ka fluturuar në ajër dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin. Është mrekulli sesi drejtuesi i mjetit ka marrë vetëm plagë të lehta dhe ndodhen për mjekim në spitalin e Elbasanit, ndërkohë që ky aksident mund të kishte pasur pasoja tragjike.
Sa herë ka reshje shiu ky aks rrugor shndërrohet në një rrezik konstant. Disa herë është tentuar të ndërhyhet po nuk është zgjidhur problemi.
Vite më parë u tentua të shpërthehej me dinamit një pjesë e këtij shpati mali, dhe tashmë vendosja e një pjesë të rrjetave; rrjetat janë vendosur jo në të gjithë gjatësinë e kthesave të Murrashit, por vetëm në një pjesë të saj, nuk e kanë zgjidhur tërësisht problemin.
Ngjarja e fundit tregoi që vetëm një ditë, sapo nisën reshjet, një tjetër mjet u aksidentua rëndë. Ngjarja mund të kishte pasur pasoja shumë herë më të rënda.)
Top Channel