“Për’puthen Prime” nisi këtë mbrëmje dhe do të jetë në transmetim çdo të diel në mbrëmje, me konkurrentët që do të jenë përballë njëri-tjetrit në përpjekje për t’u përputhur.
Sonte të ftuar si opinionistë ‘prime’ janë gazetarja Aulona Musta dhe këngëtarja Eneda Tarifa. Në nisje të emisionit, teksa foli për historinë e dashurinë 10-vjeçare me partnerin, Aulona na tregoi se opinionisti Arjan Konomi është “mblesi” i kësaj romance.
“Sekreti është Arjan Konomi. Është ai që na ka përputhur. Ne njiheshim për së largu, por jemi njohur atë darkë që kemi qenë në tavolinë bashkë prej Arjanit”.
“Ka qenë rastësia që i lidhi të dy dhe unë jam shumë i lumtur që edhe pas kaq vitesh jeni çifti perfekt”, tha Konomi.
Aulona tregoi se vetë Arjan Konomi ka qenë skeptik për këtë lidhje në fillim, por tashmë ajo është e lumtur për atë rastësi të bukur të një dekade më parë.
Top Channel