Protestuesit në Peru përleshen me policinë në tentativë për marrjen e aeroportit (foto)

07/01/2023 17:51

Dhjetëra protestues u përpoqën të pushtonin një aeroport pranë kufirit të Perusë me Bolivinë të premten si pjesë e protestave antiqeveritare, duke bërë që policia të përdorte gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata.

Protestuesit i vunë zjarrin një tanku policie jashtë aeroportit Inca Manco Capac në Juliaca, në rajonin Puno të Perusë.

Protestat kundër Presidentes Dina Boluarte rifilluan këtë javë pas një pauze dy-javore, me përleshjet e dhunshme në dhjetor që lanë 22 të vdekur pas largimit dhe arrestimit të ish-presidentit Pedro Castillo.

Mediat në Puno raportuan 15 të plagosur, duke përfshirë dy policë.

Andean Airports të Perusë, që operon aeroportin Juliaca, tha se shërbimet u pezulluan për shkak të akteve të dhunshme dhe mungesës së sigurisë.

Në dhjetor, protestuesit detyruan mbylljen e përkohshme të tre aeroporteve në Peru.

Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e Boluarte, mbylljen e Kongresit, ndryshimet kushtetuese dhe lirimin e Castillo. Ish-presidenti po vuan 18 muaj në paraburgim ndërsa po hetohet për “rebelim” pasi tentoi ilegalisht të mbyllte Kongresin, një akuzë që ai e mohon.

Grupi i të drejtave të njeriut ka akuzuar forcat e sigurisë për përdorimin e armëve vdekjeprurëse të zjarrit dhe lëshimin e bombave tymuese ndaj protestuesve, për të cilët ushtria thotë se kanë përdorur armë të bëra vetë dhe eksplozivë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA