Gazeta “Le Soir” i ka kushtuar një artikull plazheve të mrekullueshme shqiptare.

Gazeta belge sugjeron Ksamilin që të vizitohet nga të huajt, i cili ndodhet në jug të Shqipërisë.

Artikullin e ka ndarë edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se edhe një tjetër media e huaj po i bën jehonë Shqipërisë turistike.

 “Pas BBC në Britani, ftesa e radhës vjen nga gazeta më e madhe në Belgjikë LeSoir që në këto ditë të para janari promovon Shqipërinë si “Maldivet në zemër të Europës”, duke i bërë jehonë plazheve të Ksamilit, gjireve të vijës bregdetare, akomodimit në hotelet cilësore dhe siteve arkeologjike që duhen vizituar se s’bën”, shkruan Rama.

Artikulli i plotë i gazetës “Le Soir”

Janari cilësohet si muaji më i trishtë i vitit. Po sikur ta zbusni zemrën duke e planifikuar që tani udhëtimin e radhës? Drejt Europës lindore, ku shplodhja është e garantuar! Nuk ka nevojë të shkosh gjithmonë larg për të ndryshuar vend, për të zbuluar botën e për t’u shkëputur krejtësisht. Faqja “Staycation”arriti që gjatë krizës të bindë shumë njerëz të bënin udhëtime më pranë shtëpisë, deri në atë pikë sa zakonet tona të udhëtimit ndryshuan. Nuk bëhet më fjalë për t’i hipur avionit e për të ikur në anën tjetër të botës duke shkaktuar një dëm kolosal mjedisor, sepse ka ardhur momenti për t’u maturuar dhe për të rishikuar mënyrën e të udhëtuarit. Ky është prioriteteti kryesor. Megjithatë, kjo s’do të thotë të privohemi nga udhëtimi: pas dy vitesh pandemie, kemi nevojë të rigjenerohemi më shumë se kurrë, e të udhëtuarit padyshim që na mundëson të shplodhemi. Por ku duhet të shkojmë pa pasur një impakt ekologjik aq të lartë sa me të drejtë, na bën të ndihemi fajtorë?

Parajsë

Nëse ëndërroni rrugë të gjata me rërë të bardhë dhe laguna blu, me siguri ju shkon mendja tek Maldivet. Me 8256 kilometrat që ndajnë kryeqytetin tonë nga ky arkipelag që gjendet jashtë Oqeanit Indian dhe 10 orë e gjysmë fluturim direkt nga Brukseli, ky destinacion është shumë larg në listën e ambientalistëve dhe atyre që duan të reduktojnë ndikimin e tyre negativ në planet. Përveç të qenit një destinacion shumë i largët, prapaskenat e këtij ishulli “parajsë” kanë larguar shumë persona, veçanërisht për shkak të menaxhimit të dobët të mbetjeve, gjë që në dekadat e fundit i ka dhënë atij pseudonimin “ishulli i plehrave”.

Xhevahiri i Adriatikut

Po sikur t’ju thoshim se mund të gjeni plazhe si në Maldive pa u larguar nga Evropa? E keni të vështirë ta besoni? Në Tik-Tok dhe Instagram një destinacion që po bën bujë është Shqipëria, e pozicionuar në gadishullin Ballkanik në Evropën Juglindore. 2136 kilometra larg kryeqytetit tonë, Shqipëria shfaqet si një vend ideal për ata që janë në kërkim të hapësirave të mëdha si parajsë. Në rrjetet sociale tashmë përdoret edhe pseudonimi “Maldives of Europe”.

Ksamili, i vendosur në jug të vendit konsiderohet një nga plazhet më të bukur në Evropë. Për shkak se Riviera Shqiptare është shumë më shumë se 100 km vijë bregdetare, ajo ka gjithashtu limane të fshehura dhe zona arkeologjike që lënë pa frymë. Prej disa kohësh, Ksamili është kthyer në vendin e duhur dhe mund të gjesh shumë hotele luksoze që të kujtojnë ato në Maldive. Një nga pikat më të nxehta? Padyshim plazhi i Pemës së Thatë, me shezlongët me rrjetë me pamje nga deti. Për një javë pushime në hotel, llogaritni mesatarisht 1,043 € për dy persona, krahasuar me 2,718 € për një qëndrim në Maldive sipas vlerësimeve të Ou-et-Quand.net..  Kështu mund të kurseni mjaftueshëm pa shkuar shumë lag.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA