COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 32 qytetarë të infektuar dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit

05/01/2023 16:39

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid19 në vend për 24 orët e fundit ku bëhet me dije se nga 645 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid19 dhe nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë ndërsa janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,078 që nga fillimi i epidemisë.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 645 testime, 32 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit

5 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 645 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 32 qytetarë, në Bashkitë:

8 në Tiranë, 4 në Durrës, nga 3 qytetarë në Lushnje, Gjirokastër, Memaliaj, nga 1 qytetarë në Tropojë, Shijak, Krujë, Fier, Roskovec, Patos, Vlorë, Himarë, Sarandë, Tepelenë, Kuçovë.

Janë 167 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,078 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 5 Janar 2023)

Raste të reja ditore 32
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 645

Testime totale 2,020,928
Raste pozitive 332,841
Raste të shëruara 329,078
Raste Aktive 167
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 119
Fier 16
Durrës. 9
Gjirokastër. 7
Berat. 5

Vlorë 5
Kukës. 3
Lezhë. 1
Korçë 1
Shkodër 1

Top Channel