Vijojnë shkeljet e rregullave dhe përjashtimet nga radhët e Policisë së Shtetit, këtë herë për shkelje të rëndë të rregullores.

Nga radhët e policisë është përjashtuar inspektor Ylber Dybeli, me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Ai u pezullua më 22 dhjetor,  pasi gjatë kohës që ka qenë jashtë orarit të shërbimit është konfliktuar me efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë.

Një tjetër inspekto, Redi Mato, me detyrë trup shërbimi , në Seksionin për Rendin, në Komisariatin e Policisë Elbasan, është pezulluar nga detyra pasi në datën 21.12.2022, është konfliktuar me punonjësin e policisë Ervis Hasa, gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit. Ndaj këtij të fundit është caktuar masa disiplinore “Shtyrja e afatit të gradimit për 2 vjet”.

Një tjetër efektiv i policisë, Renato Feri u pezullua pasi kur është ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, për të ushtruar kontroll në automjetin e tij, i ka kundërshtuar, ofenduar dhe kërcënuar ata.

Top Channel