Emigrantë dhe shtetas të huaj festuan në Shqipëri/ Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit, pas festave kthehen në Itali

04/01/2023 10:28
Foto ilustruese

Pas festave  të fundvitit, në portin detar të Durrësit është shtuar fluksi i personave që udhëtojnë me tragete drejt Italisë.

Numri i udhëtarëve që shfrytëzojnë linjat e trageteve mes Durrësit dhe porteve italiane të Barit e Ankonës është shtuar ndjeshëm. Ndryshe nga dy javët e fundit të dhjetorit, fluksi këtë herë është në kahun e kundërt të lëvizjes.

Dy ditët e fundit janë larguar nga vendi përmes kësaj pike të kalimit kufitar 3 300 persona, shumica e të cilëve emigrantë dhe shtetas të huaj që u kaluan festat e fundvitit në Shqipëri e Kosovë. Pasi kanë festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, ata nxitojnë të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Sipas të dhënave nga  porti detar i Durrësit, numri i personave të regjistruar në dalje është më i lartë se ai në hyrje dhe gjatë tri ditëve në vazhdim do të dyfishohet numri i lundrimeve për të përballuar fluksin e atyre që largohen nga vendi.

Top Channel