Aktivistët francezë të klimës lyejnë me bojë zyrën e kryeministres Borne

04/01/2023 17:35

Dy aktivistë të klimës lyen me spërkatje hyrjen e përparme të zyrës së kryeministres Elisabeth Borne në shenjë proteste ndaj atyre që grupi i quajti “krime klimatike”.

Anëtarët e grupit të fushatës, të njohur si Derniere Renovation (Renovimi i fundit) u panë duke lyer  pjesën e përparme të Hotel Matignon të veshur me bluza me sloganin “Kush është fajtori?”.

Në një deklaratë, Derniere Renovation tha se shteti kishte dështuar në përmbushjen e angazhimeve për të ndihmuar në luftimin e ndryshimeve klimatike.

Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga zyra e Borne.

French gendarmes stand in front of the Hotel Matignon after environmental activists of "Derniere Renovation" (Last Renovation) group sprayed paint on the facade to draw attention to climate change and to denounce the French State failure to not honor its climate commitments, in Paris, France, January 4, 2023. REUTERS/Gonzalo Fuentes

Vitin e kaluar, gjykata më e lartë e administratës franceze urdhëroi shtetin të paguajë 10 milionë euro gjoba për dështimin në përmirësimin e cilësisë së ajrit në shumë qytete të mëdha. Atyre u është dhënë e njëjta gjobë për të njëjtën arsye në vitin 2021.

E njëjta gjykatë urdhëroi qeverinë të ulë nivelet e dioksidit të azotit dhe grimcave të imëta në më shumë se një duzinë zona në vitin 2017, në mënyrë që të përputhet me standardet evropiane.

Top Channel