Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese Sasi gjigande municionesh po përdoren për shkak të konfliktit në Ukrainë, dhe vendet aleate duhet ta rrisin prodhimin e armëve në mënyrë që të mbajnë ritmin e furnizimit të luftës kundër Rusisë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e bëri të qartë se duhet vepruar, në kushtet kur nevoja e Kievit për material ushtarak, vazhdon të rritet.
“Kur vjen fjala tek artileria për shembull, na nevojitet një sasi e madhe municionesh dhe kemi nevojë për pjesë këmbimi. Rritja e prodhimit është e domosdoshme, dhe pikërisht këtë po bëjnë dhe aleatët”.
Për kreun e aleancës më të madhe ushtarake të globit, edhe mirëmbajtja e sistemeve të armëve të dorëzuara tashmë në Ukrainë është pothuajse po aq e rëndësishme sa debati për shtimin e furnizimit me armë. Duke nënkuptuar se fundi i luftës nuk duket të jetë i afërt, ai theksoi se NATO-ja duhet jetë e përgatitur për ta mbeshtetur këtë vend në terma afatgjatë.
“Ajo që kemi parë është se Rusia nuk po jep shenja se do të heqë dorë nga synimi i përgjithshëm për të marrë Ukrainën nën kontroll. Forcat ukrainase paten epërsi momentin për disa muaj, por ne gjithashtu e dimë se Rusia ka mobilizuar edhe më tepër trupa, e shumë prej tyre tani janë duke u trajnuar sjellje kjo që tregon se është e gatshme ta vazhdojë luftën që nisi në 24 shkurt”.
Stoltenberg nuk e përjashtoi mundësinë që konflikti të përfundojë edhe në një tryezë bisedimesh, por sipas tij, i takon udhëheqjes në Kiev të vendosë se me çfarë kushtesh do të vendoste të hynte ne negociata.
Top Channel