Performanca e fundit e Sarës dhe Luixhinos u përfshi nga një incident i vogël këtë mbrëmje finale në Dancing With The Stars.

Në mes të kërcimit blogeres i ra një pjesë e kostumit të kërcimit, por ajo e menaxhoi në mënyrë perfekte.

Armandi: Mos rri e trishtueshme, këto gjëra që ndodhin, është e bukura e live-t.

Valbona: Nëse nuk do e kishim komentuar, do kishim menduar se është pjesë e performancës.

Kledi: Nëse do kishte ndodhur e njëta gjë natën e tretë ose të katërt do e tradhtoje, por çdo gjë shkoi shumë këndshëm.

Dalina: Sara tani është në kulmin e saj, ke qenë nga ata që unë kam pasur dyshimet e mia nëse e meritoje finalen.

Sara dhe Luixhino morën pikët maksimale, plot 40 pikë nga juria.

Top Channel