Elhaida dhe Lediani morën pikët maksimale në kërcimin e tretë dhe të fundit për natën finale të Dancing With The Stars.

Në një kontemporane të ndjerë, ata përcollën mjaft emocion në këtë super spektakël.

Ata u shfaqën të emocionuar për këtë eksperiencë që po mbaron.

Si rrallë herë, Dalina Buzi u përlot nga performaca e tyre.

Armand: Ishit në sinkron me njëri-tjetrin, ndjehej që kishit dhe një harmoni natyrore, rridhte ashtu siç rrjedh uji.

Lediani: Ju falënderoj shumë, falënderoj shumë Ola Hasanin se pikërisht këtë ftesë e kam marrë nga Ola faleminderit familjes sime.

Kujtojmë se Elhida dhe Lediani nuk përjetuan vetëm emocionet e garës, por gjetën edhe dashurinë në këto javë intensive në DWTS.

Top Channel