Kërcimi i fundit i Arditit dhe Jorës ishte plot emocion dhe ndjenjë.

Të dy ata u përfshinë nga lotët për shkak të të gjithë rrugëtimit emocionues prej javësh tashmë.

Arditi dhe Jora arritën të merrnin 39 pikë nga juria.

Valbona: Ti je shumë i talentuar.

Dalina: Pate një ngatërresë? Është shumë e çuditshme që ti mund të bësh muhabet, të hash apo pish dhe pastaj del para kamerës, por ti mbahesh mend si një nga kërcimtarët më të mirë. Kam shumë qejf të të shikoj gjithmonë.

Kledi: Unë vlerësoj sinqeritetin, çfarë kishte që nuk shkoi?

Arditi: Kjo ishte koreografia më emocionuese bashkë me kërcimin me mamin, po përpiqesha… kur shikoja lotët e Jorës.

Top Channel