
Një zjarr ka rënë në orët e para të vitit të ri në tregun industrial të Durrësit.
Ka qenë ora 03:40 e ditës së parë të 2023-it, kur në tregun industrial është konstatuar një zjarr i përmasave të konsiderueshme. Ngjarja u regjistrua në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.
Si pasojë e zjarrit janë djegur 5 dyqane, ndërsa shërbimi i zjarrfikësve ka ndërhyrë për të shuar zjarrin e shmangur përhapjen e mëtejshme të tij në njësitë e tjera tregtare që ndodhen ngjitur me njëra-tjetrën.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit të rënë gjatë natës festive, po dyshohet se ai është shkaktuar nga përdorimi i mjeteve piroteknike.
Njoftimi policisë:
Durrës/ Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “nr.17” Durrës, te Tregu Industrial ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur 5 dyqane me produkte të ndryshme, në pronsi të shtetasve V. M., 59 vjeç, A. K., 39 vjeç, N. R., 65 vjeç, Sh. D., 66 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet e para dyshohet se zjarri është aksidental.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Top Channel