Viti i Ri 2023 në qytetet e Shqipërisë u prit me spektakël fishekzjarresh, të cilat zbardhën qiellin sapo ora shënoi 12 pas mesnate.

Si zakon i përhershëm festa mbodhi familjet në tryezën e fundvitit, ndërsa më pas vazhdoi në lokale e sheshe.

Prej disa ditësh emigrantët kishin nisur të hynin në terrorin e vendit të tyre, duke krijuar një fluks të lartë në pikat kufitare. Pavarësisht largimeve në shtetet e tjera, ata vendosin t’i kalojnë pushimet në shtëpitë e tyre bashkë me familjarët.

Ajo që u vu re këtë vit ishte prania e turistëve të huaj, të cilët kanë vendosur ti kalojnë festat në Shqipëri. Në qytete ishin organizuar koncerte të cilat i dhanë një tjetër ngjyrë festimeve. Këngëtarë të ndryshëm dhe Dj. mbajtën të ndezur ritmin e festës.

Jo vetëm në sheshe pati spektakël fishekzjarresh, pasi banorët vendosën të dhurojnë kënaqësitë nga shtëpitë e tyre, me të njëjtën mënyrë. Ata kanë plasur fishekzjarre, duke mikpritur vitin e ri 2023, në harmoni me familjarët e tyre.

 

Top Channel