Një autobus është përfshirë nga flakët në afërsi të rrethrrotullimit në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”

Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se autobusi është shkrumbuar nga zjarri.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësit, të cilët po mundohet në neutralizojnë flakët.

Nuk ka të lënduar, ndërsa dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e motorit, autobusi ka marrë flakë gjatë lëvizjes.

“Rreth orës 14:40, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e motorrit, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip autobus, me drejtues shtetasin A. T. Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”, sipas policisë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel