Tirana ka ofruar një spektakël fishekzjarresh natën e ndërrimit të viteve.

Aty ku pak sekonda pas mbërritjes së vitit 2023 qielli u zbardh nën ndriçimin e fishekzjarreve. Kryeqendra e festimeve mirëpriti një numër të lartë Shqiptarësh, të cilët mbushën sheshin për  të festuar.

Pranë njerëzve të dashur dhe me urimet më të përzemërta, ata kaluan momente të bukura krah njëri-tjetrin. Viti i Ri solli në shtëpi emigrantët, të cilët festuan me familjarët e tyre momentet më të bukura.

Ajo që u vu re ishin turistët të cilët kishin preferuar t’i kalonin festat e fundvitit të Shqipëri nën tingujt e muzikës dhe argëtimit.

Gëzuar për ditë më të bukura!

FOTO GALERI
1/30

Top Channel