Viti i Ri 2023 u prit me një spektakël fishekzjarresh në qiellin shqiptar.

Nata e ndërrimit të viteve është shoqëruar me atmosferë festive në të gjithë vendin.

Qytetarët festuan në shtëpi, dolën në sheshe apo në clube me shoqërinë.

Ky është Vitin i Ri i parë pa kufizime për COVID-19 që kur filloi pandemia.

Bllokimet në fund të vitit 2020 dhe një rritje e rasteve të Omicron në fund të 2021 kishin çuar në kufizime të turmës dhe reduktim të festimeve.

Viti 2022 nuk ishte një vit i lehtë për shqiptarët dhe mbarë botën. Inflacioni i shkaktuar nga lufta e rusëve në Ukrainë ka sjellë vështirësi në përballimin e jetesës prej çmimeve të larta.

Zelanda e Re dhe Australia ishin të parat që pritën vitin 2023.

Më shumë se një milion vetë u mblodhën në portin e Sidneyt, një nga qytetet e para të mëdha që pret Vitin e Ri, për të ndjekur një shfaqje spektakolare me fishekzjarre.

FOTO GALERI
1/27

Top Channel