Jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës fëmija i parë që lindi në vitin e ri 2023 është vajzë.

Foshnja e parë për këtë vit është një vajzë, që priti lindjen e plotë të diellit për të ardhur në jetë. Pas një nate të qetë në maternitetin e Durrësit, sipas drejtuesve të spitalit, fëmija i parë erdhi në orën 07.40 të datës 1 janar dhe bebja vajzë lindi me peshë 2700 gramë.

Vitet e fundit numri i lindjeve në maternitetin e Durrësit ka ardhur në rënie për shkak të faktorëve të ndryshëm. Mesatarisht, në Durrës, çdo muaj vijnë në jetë rreth 200 foshnja.

Top Channel