
Katër finalistët e Dancing With The Stars kanë risjellë performancën e javës së parë si kërcim të parë për këtë natë të madhe.
Ndryshimi ishte i dukshëm për të katërt, të cilët kanë treguar se janë përmirësuar dukshëm nga java në javë.
E para që hapi konkurrimin ishte Sara dhe Luixhino të cilët risollën Cha Cha Cha-në.
Ata arritën të rrëmbenin 40 pikë nga juria, ndërsa morën komente pozitive.
Arditi dhe Jora rikthyen pasodoblen e tyre të parë, por kësaj radhe si finalistë.
Edhe ata rrëmbyen komente pozitive dhe plot 40 pikë nga juria e DWTS.
Elhaida dhe Lediani rikthyen rumban e tyre të dashurisë, kësaj radhe ndryshe, më emocionale dhe si finalisë.
Ata rrëmbyen gjithashtu 40 pikë nga juria.
Të fundit që risollën kërcimin e tyre të parë ishin Megi dhe Jurgen, të cilët nuk arritën të merrnin pikët e plota nga juria.
Ishte Kledi Kadiu ai që e vlerësoi me 9 pikë kërcimin.
Të gjithë mund të votojnë për Arditin, Elhaidën, Megin apo Sarën përgjatë spektaklit.
Për fituesin mund të votohet në numrat:
56666 nga Shqipëria dhe 55099 nga Kosova.
Top Channel