Finalja e madhe e spektaklit më të suksesshëm të kërcimit, Dancing With the Stars nisi në mënyrë mahnitëse.

Me pjesëmarrjen e të gjithë personave që punuan fort për të sjellë spektaklin në ekranin e Top Channel dhe katër finalistëve.

Gjithashtu në skenën e DWTS u rikthyen edhe konkurrentët e eleminuar në javët e mëparëshme.

Votimi u hap zyrtarisht dhe të gjithë mund të votojnë për Arditin, Elhaidën, Megin apo Sarën.

Për fituesin mund të votohet në numrat:
56666 nga Shqipëria dhe 55099 nga Kosova.

Audienca nuk është vetëm në publik dhe në shtëpi, por edhe në sheshin “Skënderbej”, ku spektakli po ndiqet në një ekran të madh, ku dhjetëra qytetarë po bëjnë tifo për katër konkurrentët.

Katër konkurrentët do të performojnë tre kërcime.

Kërcimi i parë është performanca e parë që kanë dhënë në skenë, për të parë ndryshimin e madh nga java në javë.

Ndërsa dy kërcimet e tjera janë krejtësisht të reja për katër finalistët.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel