Të katërt duan të jenë fitues të çmimit të madh të Dancing With The Stars, por vetëm njëri prej tyre do arrijë të marrë kupën.

Arditi, Elhaida, Megi dhe Sara kanë dhënë disa arsye se pse duhet të jenë sonte fituesit e këtij super spektakli.

Ardit Çuni: Mendoj që më në fund ka ardhur momenti që të kem një çmim të parë në jetën time. Ky është momenti  më i rëndësishëm i këtij spektakli. 

Elhaida Dani: Këtë eksperiencë e kam jetuar në 100% në skenë, në backstage, në gjithçka që ky emision më ka dhuruar, kam dhënë më shumë se çdo konkurrent tjetër në këtë garë.

Sara Hoxha: Fakti që unë nuk kam kërcyer asnjëherë në një skenë kaq të madhe, mendoj që publiku këtë gjë do e vlerësojë shumë tek unë.

Megi Pojani: “Dancing With The Stars” ka qenë e gjithë jeta ime, e gjithë përditshmëria. Jam përkushtuar e gjitha, kam grind, kam pasion, jam prej mishi dhe gjaku, në kuptimin e parë të fjalës dhe atë figurativ. 

Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bëri bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i keni parë duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash.

Të gjithë mund të votojnë për Arditin, Elhaidën, Megin apo Sarën përgjatë gjithë spektaklit.

Për fituesin mund të votohet në numrat:
56666 nga Shqipëria dhe 55099 nga Kosova.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel