Promise, është fëmija i parë që lindi sapo  hyri viti i ri 2023.

Ky vit trokiti me një vajzë të shëndetshme  e cila erdhi në jetë 3 kilogramë e 250 gramë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Ekipi i mjekëve në këtë maternitet kanë pasur një natë intensive pune, pasi pas bebes së parë deri në orët e para të kësaj të diele kanë lindur  8 foshnje.

Ka pasur në mes tyre djem dhe vajza. Bebeve të para të vitit 2023 iu dha bonusi i bebes ndërkohë që një urim për ta erdhi edhe nga kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale.

Rama tha se  “ashtu sikurse u mbështeten 42,060 fëmijë gjatë vitit 2022, do të vijojnë të mbështeten nga programi më bonusit të bebes edhe të gjithë fëmijët e tjerë.

Në maternitetin “Mbretersha Geraldinë”  ku u prit dhe bebja e parë janë drejt përfundimit të punimeve të fazës së parë që po kryhen për zgjerimin e tij.

Postimi i plotë i Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu: 

Top Channel