Rikthimin në politikën aktive, Ilir Meta e kishte pergatitur përpara se t’i linte zyrën Bajram Begajt.

Në 25 korrik, ish-Presidenti fshiu emrin e krijesës së tij të parë politike LSI, duke e pagëzuar nën emrin e Partisë së Lirisë. Teksa deputetët përgatiten për pushime, Autoriteti i Dosjeve dha alarmin se kishte dosje të sigurimit për Ilir Metën.

Socialistët nisën punën për një ligj të posaçëm për të përjashtuar nga politika çdokënd që rezulton i lidhur dhe bashkëpunëtor me sigurimin e shtetit. Muajt e nxehtë të verës u shoqëruan edhe me histori spiunazhi, pas arrestimit të turistëve rusë në uzinat ushtarake në Gramsh. Por më shumë se historitë e spiunazhit, qeveria u angazhua në rendin publik dhe historinë e zhdukjes së Ervis Martinajt. Edi Rama nuk e priti më dorëheqjen, faturën ja dha të plotë përmes shkarkimit drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Fundi e përballi Shqipërinë me një sulm të pandodhur kibernetik, ku të gjithë sistemet qeveritare u hakeruan dhe u bënë të paaksesueshme. Në 7 shtator, Edi Rama ndërpreu marrdhëniet me Iranin, duke e akuzuar për përgjegjësinë e këtyre sulmeve dhe duke dëbuar diplomatët nga Tirana. PD tronditet sërish kur në skenë dalin të dhëna se është financuar nga para ruse. Në të njëjtën kohë Rama përkundër asaj që i sygjeruan ndërkombëtarët u zotua se do t’i shkojë deri në fund amnistisë fiskale, nismë që legalizonte çdo para të ardhur në Shqipëri. Kriza energjitike që kishte pushtuar europën, u paralajmëruar se do të prekte edhe Shqipërinë.

Qeveria dhe KESH publikuan planin për vendosjen e fashës prej 800 KW por reshjet sollën tërheqjen e qeverisë nga aplikimi i saj. Në PD kishin nisur përpjekjet për bashkim përmes takimeve mes Bardhit dhe Palokës, por fundi ishte i njëjtë, skenari i 6 marsit po përsëritet. Në nëntor Rama kaloi në Parlament kontratën për Portin e Durrësit, duke i hapur rrugë ndërtimit të tij përkundër akuzave dhe kundërshtive të opozitës. Dhjetori shënoi një nga ngjarjet më të rëndësishme politike në Shqipëri, ku për herë të parë u mbajt Samiti i BE me të gjithë liderët europianë që zbritën në Tiranë.

Por ngjarja më e rëndësishme politike për Shqipërinë mori nota tragjike, kur në bulevard gjatë zhvillimit të një proteste ndaj qeverisë goditet në fytyrë Sali Berisha. Një përplasje e vazhdueshme publike mes Ramës dhe Kim nuk fshihej më, ndërkohë që afati për zgjedhjen e kreut të SPAK ishte drejtë fundit. Altin Dumani mori votat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kandidaturë që në publik ishte perceptuar si person që gëzonte mbështetjen e amerikanëve.

Top Channel