Raketë ra në territorin e saj, Bjellorusia proteston ndaj Ukrainës

29/12/2022 22:23

Bjellorusia thirri në bisedë ambasadorin e Ukrainës, Dzhyhun Valery, për të protestuar kundër një rakete ukrainase të mbrojtjes ajrore që u ul pranë qytetit të Brestit në Bjellorusinë perëndimore.

Ministria e Jashtme në Minsk kërkoi nga që Ukraina që “të kryejë një hetim të plotë” dhe “të mbajë përgjegjës” personat e përfshirë.

Deri tani nuk janë raportuar viktima.

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha më herët se mbrojtja e saj ajrore kishte rrëzuar një raketë ukrainase S-300 në rajonin kufitar të Brestit, në orët e hershme të mëngjesit.

Ukraina u shënjestra nga një tjetër breshëri raketash ruse të enjten.

Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia lëshoi mbi 120 raketa.

Sipas administratës rajonale, në Kiev, sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan për të shmangur sulmin me raketa. Në qytet u dëgjuan krisma shpërthimesh. Autoritetet ukrainase në disa rajone thanë se disa raketa ruse u neutralizuan. Më 22 dhjetor, Ukraina tha se po përgatitet për një ofensivë eventuale të re të shkallës së gjerë nga forcat ruse, në fillim të vitit që po vjen.

Top Channel