Gjermania dhe Franca po tentojnë t’i japin një tjetër shtysë procesit të dialogut, që këto kohë është spostuar disi nga vëmendja mes përshkallëzimit të tensioneve në veri të Kosovës, të cilat bartin në çdo moment potencialin e shpërthimit të një konflikt të mirëfilltë.

Këshilltari i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Jens Plettner dhe ai i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Emmanuel Beaune, do të qëndrojnë në Prishtinë në muajin janar, e konfirmuar kjo nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila pohoi se atyre do t’u bashkohet edhe i dërguari i  Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Qëllimi i vizitës, sipas presidentes, është pikërisht intensifikimi i dialogut dhe arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.Duke komentuar kërkesat e Serbisë për Asociacion, Osmani e bëri të qartë për mediat në Kosovë se ndërkombëtarët nuk i kanë Prishtinës që të dalë jashtë kushtetutës.

Marrëveshja mes dy shteteve gjermane e dhjetorit 1972 po lakohet si model për një ujdi të mundshme mes Serbisë dhe Kosovës. Propozimi zyrtar i BE-së bazohet në planin franko-gjerman, i cili quhet kështu pasi variantin e tij të parë e prezantuan në shtator në një udhëtim të përbashkët në Prishtinë dhe Beograd, pikërisht Plötner dhe Bonne.

Deri tani plani europian po mbahet ende konfidencial. Media evropiane dhe lokale megjithatë ka publikuar disa variante të këtij plani, dhe ngjashmëria me planin e dy shteteve gjermane është evidente. Konsiderohet se plani ka elemente që mund të cojnë deri në një marrëveshje finale.

Top Channel