10 të vdekur, njerëz që varen nga dritaret/ Zjarri shkrumbon kazinonë në Kamboxhia!

29/12/2022 11:06

Të paktën 10 të vdekur e me dhjetëra të tjerë që po luftojnë për jetën, ky është bilanci tragjik i një zjarri masiv që shkrumboi një kazino në Kamboxhia pas mesnatës.

Pamje të rënda të ngjarjes janë shpërndarë me shpejtësi në internet, disa prej të cilave duket se tregojnë njerëzit e bllokuar brenda kompleksit ndërsa disa të tjerë janë varur në dritaret e godinës për t`i shpëtuar tmerrit të flakëve.

Agence France-Presse ka parë një raport të policisë, ku thuhet se të lënduarit janë të paktën30 dhe se në hotelin-kazino  “Grand Diamond City” në Poipet, në kufirin me Tajlandën, punonin të p[aktën 400 vetë.

Shtypit vendas shkruan se mes personave të mbetur brenda kazinosë ka pasur edhe shtetas të huaj. Pjesa më e madhe e viktimave të identifikuara deri tani janë punonjës kamboxhianë dhe tajlandezë.

Dëshmitarët thonë se flakët nisën në katin e parë të ndërtesës, por pastaj u përhapën me shpejtësi duke gllabëruar shpejt të gjithë hotelin, e duke prekur edhe një ndertesë 17 katëshe pranë tij. Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë në vendngjarje po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar.

Deri tani, sipas verifikimeve rezulton që flakët të jenë përhapur me aq shpejtësi për shkak të djegies se qilimave.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel