Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë pasdite në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Rriles.

Dy mjete janë përplasur më njëra-tjetrën. Si pasojë e goditjes së fortë, Volkswagen-i dhe Touran-i kanë dalë jashtë rrugës.

Megjithatë, nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që nuk dihet rrethanat apo shkaqet e aksidentit.

Top Channel