Banorët e fshatit Spatharë kanë protestuar sot para Bashkisë së Librazhdit për të kërkuar rrugën e fshatit të tyre.

Nga aksi nacional Librazhd-Prrenjas, rruga e fshatit Spathar është vetëm 3 kilometra, por sipas këtyre banorëve, edhe pse u është premtuar për shumë vite me radhë, asnjë nuk është bërë dhe ata vuajnë vetëm për 3 km rrugë.

Banorët vendas shprehen: 

“Pa rrugë na kanë lënë. Na paçin në qafë. Fëmijët na i përzunë, ujin na e morën”.

“Tre kilometra rrugë duhet të ishte bërë më katër krosi. Do vazhdojmë deri në momentin e fundit të protestojmë”.

“Votat i ka marrë kjo qeveri që është sot dhe ne vuajmë për tre kilometra rrugë asfalt. Fshati Spatharë ka shtatë vjet që mban qytetin me ujë. Gjatë zgjedhjeve na kanë premtuar do bëjmë rrugën, por asgjë” .

“Jam kthyer vetëm për të parë prindërit edhe normal do të kthehem atje ku ishim. Unë për të shkuar në shtëpinë time dua dy orë”.

Fshati Spatharë ka rreth 600 banorë të cilët sot vuajnë për mungesë të infrastrukturës. Sipas të moshuarve, të rinjtë gjithnjë e më shumë po largohen, pas ky fshat nuk o fron më asnjë mundësi jetese dhe dita ditës, edhe pse shumë afër qytetit, po shkon drejt braktisjes.

Top Channel