Gjyqtarët nuk kanë mundur të fillojnë punë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës së Veriut për shkak të barrikadave të vendosura në mes të qytetit.
Ata janë detyruar që çështjet urgjente t’i trajtojnë në godinën e Mitrovicës Jugore.
Bekim Veliqi, nënkryetar i Gjykatës Themelore të Mitrovicës së Veriut në një intervistë për gazetaren e Top Channel tha se kanë çështje urgjente që duhet t’u japin zgjidhje.
“Nuk është puna që jemi zhvendosë por kemi pasë probleme me shku në objektin e Gjykatës në Veri, prej barrikadave, pas barrikadave i ki grupet e tjera. Këtu është problemi, siguri nuk kemi pasë, kjo është çështja. Nuk është puna që jemi ndalë në objektin në jug, jemi një pjesë e gjyqtarëve që kemi raste urgjente, çështje penale, ato jemi duke i përfundu, jo që jemi vendosë në jug. Nuk është qëllimi me u vendosë më jug, por po presim sot e kqyrim tani. Nuk kemi pasë mundësi se të gatshëm kemi qenë secili punëtor me shku në pjesën veriore, kemi provu, barrikadat janë, rrugët janë të bllokuara, si prej pjesës së Zveçanit, si prej Lagjes së Boshnjakëve. Kemi provu si anej si knej, s’kemi pasë mundësi. Jemi kanë në kontakt edhe me policinë”, tha gjyqtari.
Top Channel