SPAK shfajëson dy prokurorët/ Nuk hetuan Arben Ahmetajn! “Provat për pagesat e Zotos nuk bindën prokurorët”

26/12/2022 19:33

Vetëm 13 ditë hetime,  kaq i kanë mjaftuar Prokurorisë së Posaçme SPAK për të konkluduar se denoncimi i gazetarit Adriatik Doçi ndaj dy prokurorëve Eneid Nakuçi dhe Klodian Braho duhej mbyllur.

Në datën 22 dhjetor  SPAK vendosi mosfillimin e hetimeve ndaj dy prokurorëve që hetuan dosjen e inceneratorëve dhe që dorëzuan në gjykatë 10 të pandehur , por që sipas gazetarit Doci  sakaq ata kishin  shpërdoruar detyrën dhe penguar zbulimin e të vërtetës sa kohë nuk kishin vlerësuar njësoj provat ndaj ish ministrit të financave Arben Ahmetaj.

Gazetari Doçi denoncoi pagesat disa milionëshe të kryera nga i akuzuari Klodian Zoto ku mbuloheshin udhëtime dhe akomodime në hotele luksoze të Ahmetaj dhe bashkëshortes së tij, prova këto të nxjerra nga një akt ekspertizë. në vendimin e mos fillimit deklarohet se nuk rezulton që dy prokurorët të kenë shpërdoruar detyrën mbasi aktet janë ndarë . por njëherazi argumentohet se  procesi i çmuarjes së provës ëshë një proces i ndërlikuar pasi përbërës të tij janë jo vetëm komponentët juridikë por edhe ata të brendshëm dhe psikologjikë.

Më tej vë vendimin e mos fillimit shpjegohet kuptimi shqip i bindjes së brendshme që dy prokurorët patën për ministrin e financave Arben Ahmetaj, që  SPAK e përkthen shqip shqip se është ajo ndjenjë që formohet tek organi procedues në bazë të përshtypjeve të tij për drejtësinë.

Top Channel