
25/02 09:55
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Cristiano Ronaldo ishte viktimë e politikave gjatë Kupës së Botës në Katar 2022, të cilën lideri i Turqisë e lidhi indirekt me çështjen palestineze
Duke folur para një grupi të rinjsh gjatë një emisioni televiziv turk mbrëmjen e së dielës, Erdogan tha se “për fat të keq Ronaldo u shpërdorua” në Botërorin e fundit, ku Portugalia humbi në çerekfinale kundër Marokut.
“Për fat të keq, ata kanë vendosur një veto politike ndaj tij sepse ai mbron çështjen palestineze. Aktivizimi i një futbollisti si Ronaldo për vetëm 30 minuta të mbetura në lojë ia prishi psikologjinë dhe ia hoqi energjitë”,-tha Erdogan kur u pyet të krahasonte Ronaldon me Messin.
Top Channel