Një stuhi masive dimërore vazhdon të godasë pjesën më të madhe të SHBA-së me mot brutal dimëror, duke çuar në të paktën 38 vdekje në mbarë vendin, shumica e viktimave janë gjetur të pajetë të bllokuar në makinat e tyre, apo të mbuluar nga dëbora në rrugë.
34 prej viktimave ishin nga Buffalo, qyteti më i goditur nga stuhia. Shtrirja e stuhisë së dimrit ka qenë e paprecedentë, duke u shtrirë nga Kanadaja deri në jug deri në Rio Grande.
Parashikuesit e motit thonë se stuhia do të lehtësohet në ditët në vijim, por këshilla mbetet për të shmangur udhëtimet nëse nuk janë të domosdoshme.
Ndërkohë gati 200,000 njerëz vazhdojnë të jenë pa energji elektrike që nga e diela pasdite, nga një numërim prej 1.7 milion, raporton Associated Press.
Mijëra fluturime janë anuluar, duke penguar shumë njerëz të arrijnë familjet e tyre në Krishtlindje.
Gjithashtu më shumë se 55 milionë amerikanë mbetën nën alarmin e të ftohtit të erës të dielën.
Top Channel