Sulme në ditën e Krishtlindjeve, raportohen shpërthime të shumta në Bakhmut (Foto)

25/12/2022 16:31

Sulmet intensive po vazhdojnë në ditën e Krishtlindjeve rreth qytetit lindor të Bakhmut.

Sky News shkruan se është parë të tym që ngrihet nga një ndërtesë industriale. Gjithashtu janë goditur shtëpitë e banimit.

Forcat ruse po vazhdojnë të bëjnë presion drejt Bakhmutit, por përparimi tani duket të jetë shumë i ngadaltë.

Që prej 24 shkurtit Ukrainë është në luftë, pas sulmit që iu bë nga Rusia. Kjo është krishtlindja e parë që ata po kalojnë në luftë.

Shumë ndërtesa janë shkatërruar dhe bombardimet ruse nuk kanë reshtur që prej nisjes së luftës, e cila ka lënë pasoja të rënda.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel