25 dhjetori shënon ditën më të rëndësishme në kalendarin e të krishterëve, sepse të gjithë sëbashku ortodoksë dhe katolikë festojnë lindjen e Krishtit, që për ta është dita e shpresës dhe dashurisë.

“Ne jemi nga Irani dhe vijmë këtu në kishë për të festuar me popullin shqiptar dhe të lutemi me ta për më shumë paqe në Iran dhe të gjithë botën”, tha një iranian.

Kryepeshkopit Anastas në katedralen “Ringjalla e Krishtit” bëri thirrje për paqe, si dhe të tregojmë solidaritet me të varfrit.

Mesha e ditës së Krishtlindjes u zhvillua sot edhe në katedralen katolike të “Shën Palit” në kryeqytet ku u kremtua nga kreu i Kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj.

“Në këtë ditë të bekuar ritingëllon me thjeshtësi, butësi dhe forcë fjala e engjëjt: Lavdi hyjit në lartësitë qiellore e paqe njerëzve vullnetmirë mbi tokë. Unitet dhe vlera për familjen tonë shqiptare që mblidhet në këto festa. Rinia shqiptare të rizbulojë të ardhmen e vetë në tokën e vetë sepse e ardhmja na përket ne. Të varfrit kurrë të mos dorëzohen përballë pikëllimit që ndonjëherë ballafaqohet me jetën e tyre. Fëmija hyjnor ka një mesazh paqe në pasojat që po mbjell lufta, aty ku është krisma e armëve, akoma më shumë e qara e këtij fëmijëve na thërret për reflektim”, tha Dodaj.

Top Channel