Liverpool detyrohet t’i japë lamtumirën Carabao Cup në fazën e 1/8-tave teksa The Reds u mposhtën në sfidën ndaj Manchester City me rezultatin 3-2.
Pas ndeshjes, trajneri i The Reds, Jurgen Klopp theksoi se të tijtë e nisën keq takimin dhe kjo ndikoi në besimin e lojtarëve në fushë ndërsa nuk harroi t’i japë meritat edhe kundërshtarit për të cilët tha se janë një super skuadër.
“15 minutat e para ishin shumë të vështira, luajtëm me një formacion të cilin nuk e kishim të praktikuar. Shihej qartë që kishte ende nevojë për përshtatje, më pas kur ishim më kompaktë patëm momente të mira. City është një super skuadër dhe në fushë nuk të falin asgjë. Por, e theksoj se fillimi ishte i vështirë, për shkak të 15 minutat e para humbëm edhe besimin në fushë.
Më pas pësuam menjëherë në pjesën e dytë, por ajo që dua të them është se pësuam gola të kotë. Në golin e tretë ne thjesht po shihnim topin derisa të mbërrinte te Ake që shënoi më pas, aty nuk ishte askush për të mbuluar edhe pse dy lojtarë të City-t ishin të vetëm. Por, tashmë është një rezultat që duhet ta pranojmë”, u shpreh Klopp.
Top Channel