Fituesja e çmimit të parë të Festivalit të Këngës në edicionin e 61 u zgjodh Elsa Lila me këngën “Evita”.

Çmimi i dytë i Fest’61 iu dha Albina Kelmendit dhe familjes së saj me këngën “Duje, këngë e cila do të na përfaqësojë në Eurovizion.

2 Farm me këngën “Atomike”, rrëmbeu çmimin e tretë të Fest’61.

Me një televotim të hapur përgjatë dy netëve të fundit nga katër mbrëmje në të cilat u mbajt Festivali këtë vit publiku zgjodhi si përfaqësues për në Eurosong këngëtaren Albina Kelmendi bashkë me familjen.

Kompeticioni ndërkombëtar Eurosong do të mbahet në këtë edicion të 67-të në Liverpool, Mbretëri e Bashkuar, pasi fituesit e vitit 2022, Kalush Orchestra nga Ukraina, e kanë të pamundur ta mbajnë ngjarjen muzikore në vendin e tyre, për shkak të agresionit rus.

FOTO GALERI
24/32

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA