Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan njoftoi të enjten se paga minimale në Turqi do të rritet në 55% duke filluar nga viti 2023.
Paga minimale do të jetë 8,500 lira ose (455 dollarë) në vitin 2023, dhe mund të rritet përsëri gjatë gjithë vitit nëse është e nevojshme.
“Në këtë periudhë kritike kur kemi filluar të korrim frytet e luftës sonë për të nxjerrë vendin tonë nga bllokimi i normës së interesit, kursit të këmbimit dhe inflacionit, ne po ndjekim një rrugë që mbron të drejtat dhe ekuilibrin e gjithësecilit. Nga ky muaj, do të jemi dëshmitarë të rënies së shpejtë të normave të interesit”, tha Erdogan.
Kjo është rritja e tretë e madhe e pagës minimale në një vit në Turqi , në përpjekje për të luftuar një rritje historike të çmimeve përpara zgjedhjeve të vështira. Kriza e fundit ekonomike e Turqisë filloi kur Erdogan, një kundërshtar i përjetshëm i normave të larta të interesit, i bëri presion Bankës Qëndrore të ulë çmimet e larta kronike të konsumit duke ulur kostot e huamarrjes.
Qasja e Erdoganit shkaktoi një krizë valutore që bëri që lira turke të humbasë gati gjysmën e vlerës së saj brenda disa javësh në fund të vitit të kaluar.
Erdogan premtoi se inflacioni do të ngadalësohet në 20% deri në fund të vitit të ardhshëm.
Top Channel